MENU
klinika

Video

Rama për linjën e re ajrore në Shqipëri

23.08.2018 - 09:24

Sot kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në Facebook një video, ku shihen punimet për ndërtimin e avionit “Air Albania”.

Në video shihet një fabrikë dhe të gjitha etapat për ndërtimin e avionit, që nga ndërtimi i strukturës e deri te lyerja e tij.

MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë moment mbresëlënës të përgatitjeve të fundit të AIR ALBANIA, ju uroj një ditë të bukur”- shkruan Rama.

Mediat turke ishin të parat që dhanë lajmin për fluturimin e parë të kompanisë shqiptare ajrore Air Albania, që më pas konfirmohet edhe nga Autoriteti i Aviacionit Civil, si edhe nga aksioneri shqiptar i Air Albania, Sinan Idrizi, sipas të cilit, ngritja e avionit të parë mund të shtyhet edhe për në ditët e para të shtatorit.

Sipas portalit turk kokpit.aero, do të jenë dy avionë Airbus A319 që do të udhëtojnë fillimisht nga Tirana në Stamboll  e anasjelltas.

Më pas do të zgjerohen edhe në vende të tjera si Prishtinë, Shkup, Zagreb, Podgoricë, Sarajevë, dhe të tjera destinacione kryesore në Evropë.

Pas falimentimit të kompanisë Belle Air në vitin 2013, e cila ishte e vetmja kompani kombëtare, në Shqipëri operojnë vetëm kompani të huaja fluturimi.