MENU
klinika

Çështja e kroatit

Real Madrid denoncon Interin në FIFA për Modriç

17.08.2018 - 14:39

Real Madrid ka vendosur të veprojë në mënyrë ligjore ndaj Interit, që prej kohësh po interesohet për të marrë mesfushorin kroat Luka Modriç.

Presidenti i skuadrës “merengues”, Florentino Perez, i lodhur nga zërat dhe kontaktet e shpeshta që zikaltërit kanë me lojtarin e agjentin e tij, ka vendosur të denoncojë në FIFA ekipin e Interit. Arsyeja: Sjellje e paligjshme e skuadrës italiane.

Një lajm që konfirmon dëshirën e madhe që Interi ka për të marrë lojtarin kroat, nënkampionebote, por nga ana tjetër edhe synimin e Real për ta mbajtur lojtarin edhe sezonin e ardhshëm.

Modriç ka një klauzolë që shkon në 700 milionë euro dhe një kontratë me Real që skadon në vitin 2022. Për skuadrën e Real, drejtuesit e Interit kanë kontaktuar në mënyrë të paligjshme lojtarin 6 muaj para skadimit të kontratës aktuale që lojtari ka me klubin aktual.

Kjo është e palejuar nga FIFA për sa i përket rregullave të merkatos. Ndërkohë që pritet reagimi nga skuadra e Interit, për t’u mbrojtur nga akuzat e ekipit spanjoll.