MENU
klinika

E ardhmja e yllit kroat

Real Madrid, Interit: Modriç vlen 500 mln euro, por ka një shpresë…

02.08.2018 - 13:32

Në mediet italiane dhe jo vetëm qarkulloi lajmi se Luka Modriç mund të transferohej tek Inter. Modriç kërkon të largohet nga Reali, por klubi spanjoll për momentin ka vendosur veton, duke bërë të qartë se nëse 33-vjeçari kërkon të largohet, dikush duhet të paguajë klauzolën e tij që është 500 milionë euro.

Tani po shikohet mundësia e transferimit të tij në formën e huazimit, e vetmja mënyrë në të cilën mund të veprojë Interi, me pagesën vitin e ardhshëm të një shifre shumë më të vogël nga zikaltërit sesa është pretendimi i madrilenëve.

Për të kënaqur Perez, menaxheri i Modriç është gati të bindë Milinkoviç-Saviç të bëhet pjesë e madrilenëve, pasi vetëm afrimi i një mesfushori të këtij kalibri mund të bëjë të mundur që klubi të lërë të largohet kroatin.