MENU
klinika

Tenisti spanjoll

Rekord i Rafael Nadal, triumfon edhe në Toronto

13.08.2018 - 12:02

Tenisti spanjoll Rafael Nadal triumfon në turneun Masters të Torontos, duke mundur 2-0 në finale (6-2, 7-6) grekun Stefanos Tsitsipas, në një takim që zgjati 1 orë e 45 minuta.

Ky është suskesi i katërt në karrierë për spanjollin në këtë turne. Një fitore e merituar e numrit 1 në botë për meshkuj në fushën me çimento të turneut kanadez, duke vendosur një tjetër rekord.

Për spanjollin ky është suksesi i 33-të në turnetë Masters, si asnjë tenist tjetër, por që në këtë sipërfaqe mungonte prej 5 vitesh (Sinsinati 2013).