MENU
klinika

Rekordi i 100 metrave

Rezultat i mirë, por larg atij të Usain Bolt

27.08.2018 - 14:15

Duhet të presim akoma për të parë thyerjen e rekordit të 100 metrave për meshkuj. Sprinteri amerikan Ronnie Baker ka vendosur në turneun e zhvilluar në Chorzow të Polonisë kohën më të shpejtë sezonale në garën e 100 metrave.

Atleti ndali kronometrin në 9” 87, që është rezultati më i mirë në këtë distancë për këtë vit, por kjo kohë është shumë larg rekordit botëror 9” 58 që mbahet nga atleti xhamajkan Usain Bolt.

Ronnie Baker 100 metra
Ronnie Baker 100 metra

Për atletin 24-vjeçar amerikan, kjo është koha e tij personale më e mirë, kohë që theu edhe rekordin e turneut, 9” 98, që ishte vendosur nga Bolt në vitin 2014.

Jam në formë dhe ndihesha i lehtë në pistë kur vrapoja”, – u shpreh Ronnie Baker, që është fitues i medaljes së bronztë në garën e 60 metrave në Botërorin e sallave të mbyllura. Ndërsa Bolt tani ka zgjedhur të luajë futboll.

Lëvizjet e janarit në klubet e elitës

Sa shumë rikthime “big” dhe largime me peshë

Një nga objektivat e mëdhenj të Partizanit në merkato

Futbollisti serb shtang me vendimin: Nuk luaj në Shqipëri…

Cristiano Ronaldo zhgënjen arabët, tërbohet sheiku saudit

“Pagova 200 milionë euro dhe ai nuk bën asgjë!”

Komiteti ligjor i LFP-së do të studiojë dokumentat...

Hakim Ziyech kalon te PSG-ja