MENU
klinika

Kushtoi 30 mln euro

Roma godet në merkato, vjen Steven N’Zonzi

15.08.2018 - 12:42

Steven N’Zonzi ka finalizuar kalimin nga Sevilla te AS Roma për 30 mln euro.

N’Zonzi, ish-mesfushori i Blackburn dhe Stoke, ka qenë objektivi i shumë skuadrave europiane, por në fund ishte Roma që mposhti konkurrencën për firmën e lojtarit.

Ai mbërriti në kryeqytetin italian ditën e martë dhe pasi kreu vizitat mjekësore, firmosi kontratën e re me klubin italian.

Roma konfirmoi transferimin me një video karakteristike ku nuk mungonin avionët luftarakë, muzikë rap dhe motorë policie.

Më pas N’Zonzi ka pozuar me drejtorin sportiv Monchi, me të cilin ka punuar që te Sevilla.