MENU
klinika

“Dy kushërinjtë u përplasën para syve”

Rrëfehet i mbijetuari i aksidentit

27.08.2018 - 17:25

“Dëgjuam një zhurmë të madhe frenimi, pastaj pamë sesi makina përplasi djemtë e xhaxhallarëve”. Kështu e nis rrëfimin e tij Martin Dogjani, i mbijetuari i aksidentit me bilancin tragjik ku mbetën të vdekur rreth orës 20:40 minuta të se dielës, dy kushërinjtë, Amarlido dhe Festim Dogjani përkatësisht 29 dhe 21 vjeç.

Ngjarja u rregjistrua në Roskovec të Fierit. Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin ishte shok shkolle i tij, banor i zones. Megjithëse dëshmimtar në këtë aksident automobilistik ku pa të afërmit e tij të vdisnin para syve, Martini arrin të ruaj objektivitetin kur shprehet në dëshminë e tij se djaloshi, autor i aksidentit, ka humbur kontrollin e mjetit.

Shpejtësia e lartë përafërsisht 120-130 km në orë, sipas Martinit, e ka bërë inefikas frenimin, kur dy këmbësorët i kanë dalë përpara mjetit. Automjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke i përplasur djemtë e xhaxhallarëve në anë të saj dhe më pas përfundoi në kanal. Makina tip “Volksëagen”, drejtohej nga Amarildo Çalamani, i cili u largua nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit për tu kapur vetëm pak minuta më vonë nga policia. Ekspertiza zyrtare për shkaqet e aksidentit nuk ka dalë ende, teksa policia vijon hetimet.