MENU
klinika

Rehabilitim infrastrukture

Rruga Korçë –Voskopojë drejt përfundimit

21.08.2018 - 16:10

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka konfirmuar se aksi rrugor Korçë –Voskopojë, një prej segmenteve me fluksin më të lartë të levizjes së automjete me destinaçion zonën turistike të Voskopojes dhe me aktivitet të lartë në bujqësi dhe blegtori, është në përfundim të rikonstruksionit. Projekti që ka startuar në pranverën e vitit 2016 ,pritet të përfundojë në fundin e muajit Gusht, nderkohë që vendosja e ndriçimit parashikohet si projekt për vitin 2018 .
Ky projekt që kap shifrën e 250 milionë lekëve , është finançuar nga qeveria shqiptare nëpërmjet programit.

punimet ne rrugen Korce-Voskopoje

Drejtuesi i punimeve Gentian Pere thotë se kanë qenë shqetësimiet e banorëve të zonës që kanë venë në levizje instancat:

Pasi evidentuam problemin, bëmë të mundur realzimin e projektit dhe preventivit për shtresëzimin e aksit rrugor te amortizuar ne nje gjatësi prej 16.2 km . I gjithë investimi bazohet mbi standardet evropiane. Besojmë tani që jemi në përfundim të projektit , që ky investim do paraqesë rëndësi strategjike per turizmin, po aq sa do të sigurojë akses më të shpëjtë dhe të sigurt për banorët e fshatrave Goskovë, Polenë, Voskop dhe Voskopojë” – bën me dije z.Pere. Për shkak të amortizimit ky aks ka qene shpesh burim aksidentesh të shumta dhe ka përbërë pengesë për fermerët të cilët i transportojnë produktet e tyre drejt qytetit.

Valter Shkëmbi , një prej fermërëve thotë për Konica.al:

Duhet të shkojmë herët në Pazarin e Frutave dhe Perimeve. Rruga ishte në gjendjen më të keqe të mundshme. Derisa arrija në treg pjesa më e madhe e frutave shtypeshin dhe nuk mund t’i tregtoja më . Gjatë dimrit pasi rruga ngrinte, bëhej edhe më e vështirë . Tani kam më tepër lehtësi levizjeje”. Situata ka qenë edhe më kritike për një sipërmarrës të vogel të zonës. Një pikë karburanti në hyrje të fshatit Voskop falimentoi për shkak të mungesës së klientëve. Demirasi shprehet “Kisha nje karburant, por në 2017 rruga u prish fare. Nuk kalonin pothuaj fare makina, edhe ato pak që shkonin në Voskopojë, kalonin nga rruga dytësore ose ishin të furnizuara me karburant. Gropat e bënë rrugen të shkretë. Falimentova. Tani po mendoj ta rihap biznesin duke shpresuar që situata e 2017 nuk do të përsëritet” – tregon ai.

Rikonstruksioni i këtij aksi paraqet rëndësi jo vetëm për zonën turistike të Voskopojës, por edhe për banorët që merren me bujqësi e blegtori.

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë!

Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë