MENU
klinika

Tenis, US Open

Short kapriçoz për motrat Williams

31.08.2018 - 12:14

Shorti ka qenë kapriçoz për dy motrat Williams në turneun amerikan të tenisit US Open. Për të 30-ën herë në karrierën e tyre do të sfidohen në një ndeshje zyrtare tenisi.

Kjo gjë do të ndodhë të shtunën, në raundin e tretë të grand slam të US Open, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy motrat më të famshme të tenisit.

Ky është dueli i gjashtë mes tyre në këtë grand slam (3-2 në favor të Serenës rezultati), por motra më e vogël është ajo që udhëheq në total në përballjet direkt, 17-12.

Williams sisters
Williams sisters

Fitorja e fundit e Venus në përballjet direkte daton në vitin 2005, dhe që nga ajo periudhë është Serena ajo që “rreh” gjithnjë në fushë motrën e saj më të madhe.

Unë nuk e shoh kurrë në fytyrë kur luajmë ndaj njëra-tjetrës. Për të fituar ndeshjen apo turneun duhet të përballem e fitoj ndaj më të mirëve dhe Venus është një kampione”, – tha Serena.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Turneu amerikan i tenisit

US Open, eliminohet numri 3 në botë


Topi me çip i vjen në ndihmë arbitrave

Penalltitë e dyshimta për prekje me dorë në Europian

Kërkon të nxjerrë Shqipërinë jashtë Euro 2024

Njihuni me trajnerin e Kroacisë!

Tetë fituesit përcaktohen me një përballje

Kupa e Shqipërisë/ Luajnë dy skuadra të Superligës

Statistikat 'e zeza' të Kombëtares me rivalët!

Grupi ‘i vdekjes’, Spanja kushton sa 10-fishi i Shqipërisë!