MENU
klinika

Ulje shëndeti

Shporta shtrenjtohet me 2% gjatë korrikut

20.08.2018 - 13:05

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit shënon për të katërtit muaj radhazi rritje, konkretisht gjatë muajit korrik u rrit me 2 për qind, duke iu afruar ndjeshëm normës zyrtare të inflacionit.
Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit përfshin shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve, ndërsa indeksi i çmimeve të konsumit mbulon vetëm shpenzimet private të familjeve shqiptare të kryera brenda dhe jashtë vendit.
Shporta ushqimore zë peshën kryesore në indeksin e harmonizuar të çmimeve.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,2 %, vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3,0 %, “Transporti” me 2,5 %, “Veshje dhe këpucë” me 2,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” 2,0 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 % secili, “Shërbimi arsimor” me 0,9 %, “Komunikimi” me 0,7 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,6 %, etj.

Në muajin Korrik 2018, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,5 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,0 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë”, “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,4 % secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Transporti” me 0,2 % secili. Ndërsa, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” u rritën me 0,3 %, krahasuar me muajin e mëparshëm. Në grupet e tjera nuk pati ndryshime krahasuar me muajin e mëparshëm.

Burimi: INSTAT

Kushtet që duhet të plotësohen

Pensionet familjare, kush përfiton?

Kostot e prodhimit të produkteve po rriten më ngadalë

Si pritet të jenë çmimet për festa?

Lehtësohen lejet e ndërtimit në fshat

Detaje nga projektligji i qeverisë për faljen e gjobave

Balluku zbulon objektivin për 2025-ën

10 milionë pasagjerë brenda vitit në Rinas

Dhjetëra njësi administrative pa fëmijë

Si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes