MENU
klinika

Komplikacione shëndetsore

Shtohen rastet e pickimeve nga insektet

31.08.2018 - 17:00

Mbi 130 raste pickimesh nga bletët janë rregjistruar në 3 muajtë e verës, në urgjencën e spitalit rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër. Mjeku i repartit Thanas Bashari, pohon se rastet e paraqitura në spital kanë pasur edhe komplikacione:

“Shumica e rasteve kanë qënë vetë bletërritesit, ata të cilët kanë kërkuar asistencën mjeksore. Shumë prej tyre kanë patur reaksione mjaft serioze, ku vonesa për ndihmë mjekësore mund të rezultonte fatale” – thotë Bashari. Mjeku bën më tej me dije se ky nuk ka qenë i vetmi problem nga insektet. Po kaq shqetësuese kanë qenë dhe pickimet nga gjarpërinjtë.

“Është një situatë problematike që e hasim përherë e sidomos gjatë stinës së verës.Të dëmtuarit janë thuajse në të gjitha rastet fermerë apo banorë të zonave rurale të cilët punojnë tokën.” – tregon Bashari- për fat të mirë nuk ka patur probleme serioze, por sensibilizimi lë mjaft për të dëshiruar, bëhet fjalë për jetën” – shprehet mjeku i urgjencës ndaj ai apelon më shumë kujdes veçanërisht nga pickimet e merimangës së zezë.

Përgatiti: E.B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spitali Rajonal i Gjirokastrës

Nuk kanë të sosur peripecitë për dializën