MENU
klinika

Ura të pasigurta

S’ka siguri mbi urën e Leklit dhe Dragotit

23.08.2018 - 16:13

Ura e Dragotit në Përmet dhe ajo e Leklit konsiderohen dy veprat infrastrukturore më problematike në Gjirokastër, për shkak të vjetërsisë por edhe gërryerjes që kanë pësuar këmbët e dy urave për shkak të rrjedhës së lumenjve. 

Janë specialistët e Autoritetit Rrugor Shqiptar të cilët në bashkëpunim dhe me përfaqësues së Drejtorisë së Policisë Qarku Gjirokastër pas monitorimit dhe kontrollit të ushtruar në terren kanë arritur në përfundimin e nevojës për ndëhyrje në këto dy ura.

kolana e librave

Një tjetër shqetësim për autoritetet sa i takon këtyre dy urave është dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve të tonazhit të rëndë apo ata të transportit publik. Janë pikërisht këto subjekte që rrezikojnë çdo ditë jetët e tyre duke kaluar me ngarkesa tej kapaciteteve që mund të mbajnë urat e amortizuara. Ndaj në ditët në vijim pritet të bëhet publik plani i masave që do të ndërmerren për të shmangur pasojat në jetë njerëzish që mund të shkaktojë dëmtimi i mëtejshëm i këtyre veprave.