MENU
klinika

Rritet cilësia në sulm

Skënderbeu firmos me talentin e Superiores

24.08.2018 - 16:33

Skënderbeu nuk ka qëndruar duarkryq në ditë e fundit të merkatos. Realdo Fili është lojtari më i ri i ekipit korçar. Fieraku ka arritur marrëveshjen me klubin korçar dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi.

Vetë faqja e Skënderbeut nxori njoftimin për arritjen e akordit me 22-vjeçarin. Fili ishte pa ekip që pas largimit nga skuadra e Kamzës.

NJOFTIMI I SKËNDERBEUT

“Mesfushori Realdo Fili prej sot është zyrtarisht futbollist i KF Skënderbeu. Klubi në bashkëpunim me menaxherin Elton Marini ka arritur marrëveshjen me Filin, i cili sot ka firmosur kontratën që e lidh me klubin tonë për dy vitet e ardhshme.

fili realdo
fili realdo

22-vjeçari pas konkretizimit të marrëveshjes u bashkua me ekipin. Në orën 16:20 mesfushori do të prezantohet para mediave dhe më pas do të vendoset nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik”.

Fieraku u mendua se do të kalonte në Izrael, por nuk ndodhi kështu, pasi firmosi sërish në Shqipëri me kampionët e vendit. Fili vjen si një futbollist i rëndësishëm për “ujqërit”, pasi numri një i stolit nuk ka shumë alternativa në sulm dhe afrimi i fierakut do të rrisë nivelin dhe konkurrencë.