MENU
klinika

Shenjtorja shqiptare

Sot 108-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

26.08.2018 - 11:17

Sot është 108 vjetori i lindjes së nobelistes shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu ose siç njihet ndryshe Nënë Tereza.

Ajo ishte një ndër urat e para lidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Dy vite më parë Papa Françesku në një ceremoni në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan e shpalli Nënë Terezën shenjtore.

Kush ishte Nënë Tereza?
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur ndryshe si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm dom Zef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj.

Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut me origjinë nga Rrethi i Shkodrës dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët u vdiqën në fëmijëri.

Nënë Tereza ndërroi jetë në 5 shtator të vitit 1997, në Kalkuta të Indisë. Ishte fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. Më vonë në vitin 2016 u shpall shenjtore nga Papa Françesku.

V.SH