MENU
klinika

Refuzuan thirrjen e Italisë

Spanja dhe Franca “mbyllin” portet për migrantët

31.08.2018 - 10:26

Thirrja e Italisë për Francën dhe Spanjën për të ofruar portet e tyre për zbarkimin e emigrantëve të shpëtuar në Mesdhe nuk ka arritur të marrë mbështetjen e shteteve anëtare të BE.

Në një takim të ministrave të mbrojtjes në Vjenë, përfaqësuesi italian Elisabetta Trenta, kërkoi që portet të hapeshin për migrantët.

Italia u bë rruga kryesore në Evropë për qindra mijëra azilkërkuesish që vinin nga deti që kur rruga tjetër kryesore nga Turqia në Greqi u mbyll në 2016.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për marrëdhëniet e jashtme, Federica Mogherini, u konfirmoi gazetarëve se Italia e kishte paraqitur propozimin, por tha se takimi nuk ishte vendi i duhur për marrjen e vendimeve për këtë çështje.

Mogherini tha se propozimi i Italisë as nuk kishte mbështetjen e nevojshme unanime të shteteve të tjera anëtare dhe as nuk mund të kishte besim se mbështetja do të vinte në javët e ardhshme.

Ajo tha “Sot u mblodhëm për të kontrolluar nëse ka pasur një vullnet politik për të garantuar vazhdimin e operacionit Sophia”. Për pyetjen A duam dhe duhet të vendoset fuqimisht Operacioni, përgjigjja ishte patjetër që po.

Por kjo duket të jetë në kundërshtim me pozitën e ministrit të brendshëm të Italisë dhe zëvendëskryeministrit Matteo Salvini. Ai u tha gazetarëve të enjten: “Ne jemi duke përgatitur disa propozime në Bruksel siç kemi bëmë në të kaluarën. Ata gjithmonë thonë jo. Nëse vazhdojnë të thonë jo, ne do të merremi vetë me migracionin.”

Salvini, partia e të cilit hyri në qeveri në një koalicion me Lëvizjen pesë yje këtë vit, ka ndërmarrë politika tepër të ashpra për emigracionin, duke thënë në mënyrë të përsëritur se Italia nuk do të jetë më kamp i refugjatëve në Evropë.

Sulmet ndaj emigrantëve në Itali janë rritur që nga zgjedhjet. Rreth 650,000 njerëz, kryesisht nga Afrika dhe Lindja e Mesme, kanë zbarkuar në brigjet italiane që nga viti 2014. Disa anije shpëtimi nuk u lejuan të zbarkonin në Itali.

Salvini u vu nën hetim javën e kaluar nga prokurorët italianë nga Agrigento në Sicili për shpërdorim të mundshëm të detyrës, rrëmbim dhe ndalim të paligjshëm, lidhur me refuzimin e tij për të lejuar 177 emigrantë në bord të Ubaldo Diciotit për të ardhur në breg të detit. Salvini i pengoi udhëtarët të zbrisnin gati për një javë.

Salvini tha se do të takohej me ministrin kryesor hungarez Viktor Orban për të diskutuar “strategjitë alternative”.

Të martën, pas takimit të tyre, Salvini dhe Orban pretenduan se po ecnin në të njëjtën rrugë, pasi diskutuan formimin e një fronti të përbashkët kundër migracionit për të kundërshtuar politikat e presidentit francez Emmanuel Macron.

“Ne duam të ndryshojmë komisionin e Evropës. Ne duam të mbrojmë kufijtë tanë. Do të luftojmë politikat pro-migrante të mbështetura nga Macron dhe Soros” tha Salvini.

Macron u përgjigj të enjten: “Salvini dhe Orbán kanë të drejtë të më konsiderojnë një kërcënim, sepse ne nuk do të heqim dorë”.

Mogherini tha se do të kishte një rishikim të rregullave të operacionit Sophia, por që ishte thelbësore që ta vazhdonin atë pavarësisht rrethanave, duke pasur parasysh rrezikun e vdekjeve në det.