MENU
klinika

Detajet

Sulm me armë zjarri në Florida, një shqiptar i plagosur

26.08.2018 - 22:14

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një kompleks argëtimi, në Jacksonville të Floridas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë pasdites së sotme, ku 4 persona kanë mbetur të vdekur e 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri.

Sulmi është regjistruar gjatë një turneu lojërash në Jacksonville Landing Area, në një moment kur qendra ishte frekuentuar nga një numër mjaft i madh njerëzish.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me shkaqet dhe personat që kryen sulmin e armatosur.

Por në mes të plagosurve ishte edhe një shqiptar, i cili u ka shpëtuar për mrekulli të shtënave me armë zjarri.

Ai është 19-vjecari Drini Gjoka, i cili ishte pjesë e turneut dhe është lënduar lehtë në dorë.

I riu shqiptar thotë përmes postimeve në Twitter se ishte me fat që ka shpëtuar.

“Jam me fat. Plumbi ka goditur gishtin tim. Ishte dita më e keqe e jetës sime”-shkruan 19-vjecari shqiptar në Twitter.

Jacksonville Landing është një treg i hapur me dyqane, bare dhe restorante në qendër të qytetit Jacksonville përgjatë lumit St. Johns.

Përgatiti M.H