MENU
klinika

Thirrja!

Tatimet njoftim të rëndësishëm për bizneset

18.08.2018 - 17:35

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë bizneset.

Ajo rikujton të gjithë tatimpaguesit (shoqëritë tregtare/personat juridikë), se afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e tatimit të mbajtur në burim për dividentët është data 20 gusht e këtij viti.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rikujton të gjithë tatimpaguesit (shoqëritë tregtare/personat juridikë), se afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e tatimit të mbajtur në burim për dividentët është data 20 gusht e këtij viti, pavarësisht nëse është kryer apo jo pagesa e dividentëve për përfituesit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Tatimeve:

në rast mosdeklarimi apo mospagese në afat të tatimit mbi dividentët, zbatohen dispozitat e ligjit nr.9920, datë 19.05.2008

Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar që parashikojnë:

penalitet në vlerën 10,000 lekë për mosdorëzim në afat të deklaratës të tatimit të mbajtur në burim, si dhe penalitet të barabartë me 0.06% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer.