MENU
klinika

Fondet e investimit

Të investosh paratë në Vodafone ose Daimler

29.08.2018 - 15:44

Ulja e interesave të depozitave ka bërë që një sasi e konsiderueshme e kursimeve në euro të kanalizohen në fondet e investimit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se interesi mesatar i depozitave në euro prej muajsh qëndron në nivelin simbolik 0.1%. Shumë investitorë po lakmojnë kthime më të larta nga kursimet e tyre dhe një mundësi e ofrojnë fondet e investimit. Sipas të dhënave nga nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, vlera e aseteve të fondit “Raiffeisen Invest”, që ofron mundësi investimi në monedhën europiane, arriti në afërsisht 100 milionë euro në mesin e këtij viti. Fondet e Raiffeisen Invest investohen në obligacione të qeverisë shqiptare dhe atyre të huaja, në obligacione të korporatave dhe në fonde të tjera investimi jashtë vendit. Veç obligacioneve 2 vjeçare dhe 5 vjeçare të qeverisë shqiptare, që zënë afro një të tretën e maktiveve të fondit, një peshë të konsiderueshme kanë marrë edhe investimet në obligacionet qeveritare jashtë vendit. Ato përbëjnë rreth 9.4% të aseteve të Raiffeisen Invest.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Pjesa më e madhe e tyre i takojnë qeverisë së Malit të Zi, Rumainisë, Polonisë  dhe  Lituanisë. Ndërsa një peshë akoma më të rëndësishme në portofolin e fondit të investimit në euro zënë titujt e korporatave. Janë gjithsej rreth 22 milionë euro të investuara në titujt e këtyre kompanive.

Fondet e shqiptarëve rezultojnë të investuara në disa prej kompanive të mëdha globale. Listën e kryesojnë Raiffeisen Bank International, Alliance Finance dhe Anheuser-Busch, ndërsa në portofol rezultojnë titujt e shumë prej gjigandëve shumëkombësh të biznesit, si Nestle, Vodafone, Sanofi-Aventis, Daimler, Statoil, Carrefour, etj.