MENU
klinika

Lëkundjet ndihen dhe në Shqipëri

Tërmeti ‘shkund’ Greqinë

31.08.2018 - 09:50

Një lëkundje sizmike me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka tronditur Greqinë mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 09:12 minuta.

Lëkundje janë ndjerë edhe në Shqipëri.

Tërmeti ka pasur epiqendrën në një zonë pranë kufirit me Shqipërinë, në Trikala, dhe është ndierë deri në Athinë.

Thellësia e tij ka qenë 10 km nëntokë.

kolana e librave

Zona e Korçës dhe ajo e Fierit mësohet se ka ndjerë edhe më fort lëkundjet e tërmetit.

Sic shkruan “Kathimerini“, që citon burime nga Instituti i Sizmiologjisë, “një tërmet i fortë 5.1 i shkallës Rihter ka rënë sot në zonën e Trikala, 240 km në veriperëndim të Athinës”.

Përgatiti M.H