MENU
klinika

Beteja e monumenteve me kohën

Thellohen çarjet në muret e “Argjiros”

20.08.2018 - 14:45

Është më e madhja kala e Ballkanit, megjithatë është duke u lënë të rrënohet dita-ditës. Muret e Kalasë “Argjiro” kanë pësuar çarje, veçanërisht në anën lindore të saj ku rrënimi ka nisur të bëhet edhe më i dukshëm. Këmbana e alarmit ka rënë fuqishëm aq sa ka tundur autoritetet përgjegjegjëse të cilët së bashku me ministren e kulturës dhe një grup specialistësh e kane inspektuar para pak kohësh nga afër situatën.

Konstatimi nga afër i gjendjes i çoi ekspertët në përfundimin se çarja e krijuar është në vazhdën e rrjedhës që kanë krijuar ndër vite ujërat sipërfaqsorë dhe rrëshkitjeve teknonike. Por edhe pse konstatimi është bërë tashmë, sërish nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret për të mbajtur këtë çarje në nivelin aktual, në mënyrë që ajo mos të avancojë më tej.

Kështjella Argjiro është destinacioni i parë për qindra turistëtvendas apo të huaj që vizitojnë qytetin e gurtë, Për fat të keq, ky monument kulture po ndjen lëngatat e saj të para ndër shekuj, që përbëjnë një rrezik eminent për ekzistencën e tij, nëse nuk do të ketë një reagim të shpejtë të autoriteteve përgjegjëse për të shpëtuar nga rrënimi simbolin e qytetit që pasi i ka rezistuar shumë betejave, këtë herë duket se e ka të vështirë betejën e vetme që i shtrohet përpara, atë me kohën dhe harresën.