MENU
klinika

Ekspozitë Fotografike

Thirrja e të huajve për Alpet: Duajeni natyrën!!

18.08.2018 - 17:34

“Kulla e Inglizit’ në Shkodër, një ndër objektet e rralla të trashëgimisë kulturore të këtij qyteti, u shëndrrua në mikpritëse të 60 fotografive të fotografit Petrit Imeraj. Shkrepjet e aparatit të tij kishin pasur si fokus florën, faunën dhe karakteristikat e relievit malor të Alpeve Shqiptare, nën moton e frymëzuar dhe nga zhvillimet e fundit në luginën e Valbonës: “Nëse nuk i duam të paktën të mos i shkatërrojmë Alpet

“Këto zona janë harruar nga vetë turistët shqiptarë” – tregon fotografi – “Dikur ishin të diskriminuara nga regjimi komunist, por kurdoherë kanë qenë të preferuara dhe të vlerësuara nga të huajt. Natyra është e bukur por nëse abuzon me të, atëhere bëhet e rrezikshme” – vijon më tej z.Imeraj.

Kjo ekspozitë tërhoqi vëmendjen edhe të dhjetra vizitorëve të huaj.

“Shqipëria ka mrekulli natyrore- tregon një turist gjerman- “ Unë kam vizituar Thethin, Komanin, Shalen, Valbonën dhe do të rikthehem vitin tjetër për të vizituar Currajn e Epër në Tropojë. Në Valbonë, vura re se hidroncentrali ishte drejt përfundimit. Gjatë rrugës mësova se hidrocentrale do të ndërtohen edhe në Theth e Shalë. Sa keq ! Mos ndërhyni në natyrë! Shqipëria mund të fitojë më shumë me turizëm se sa me ato 2 apo 3 hidrocentrale. Duajeni natyren!” – shprehet turisti gjerman.

Ekspozita ishte pjesë e programit Senior II, i cili zbatohet nga Qendra Rajonale Mjedisore “REC” në Shqipëri dhe financohet nga Ambasada Suedeze në Tiranë.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit