MENU

Monument Kulture në Elbasan

Tik-tak-et ‘mbrapsht’ të Kullës së Sahatit

30.08.2018 - 17:25

Në periudhën e mesit të shek. XVI-të kullat e sahatit ishin një ndërtim karakteristik në urbanistikën e qyteteve shqiptare, që anonin më shumë nga Orienti sesa nga Perëndimi. Ashtu sikurse Prizreni, Berati, Shkodra, Prishtina, Kruja, edhe Elbasani kishte një ndërtim të tillë si pjesë e kalasë identifikuese të qytetit dhe si dëshmi e marrëdhënieve intensive tregtare që kishin me vendet fqinje, ku koha ishte një tregues i rëndësishëm orientimi por jo vetëm.

Në qytetin e Elbasanit, kulla është ngritur në portën jugore të kalasë. Lartësia e kullës arrin deri në 30 m dhe ka të ekspozuar orën dhe këmbanoren e saj. Në të katërt anët e kësaj kulle shfaqet ora me këmbanoren e saj.

Ashtu sikurse ka ndodhur me shumë kulla asokohe, mekanizmat për orën janë sjellë prej Perëndimit dhe falë kujdesit të treguar ndër vite prej specialistëve të Drejtorisë së Monumenteve është mbajtur në këmbë dhe funksionale.

Vegjetacioni dhe lagështia mund të cilësohen si kërcënuesit e çdo ndërtese të vjetër. Eksprtët e drejtorisë rajonale të monumenteve tregojnë se janë pikërisht këto elementë që krijojnë çarje zakonisht në strukturat e vjetra, duke hapur rrugë shembjes, por ky nuk është rasti.

Kulla e Sahatit në Elbasan nuk i është nënshtruar një restaurimi të plotë, por kujdesi i treguar duket se për fat arrin ta mbajë atë ende në këmbë, bashkë me akrepat që nuk e kanë humbur ende “sensin kohës”

Pergatiti E.N.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN