MENU
klinika

Premier League, Java 3

Tottenham turpëron Manchester United

27.08.2018 - 22:59

Manchester United ka zhgënjyer totalisht në javën e tretë të Premier League, duke u mundur 0-3 në shtëpi nga Tottenham, duke konfirmuar kështu problemet që po kalojnë “Djajtë e Kuq” me në krye Mourinhon.

Ndeshja filloi me ritëm të lartë dhe United mund të kishte kaluar në avantazh nëse Lukaku nuk do të humbiste atë rast me portën e boshatisur, dhe mbase gjërat do kishin shkuar ndryshe.

Por pas pushimit ishte Tottenham që zhbllokoi rezultatin me golin e Harry Kane me kokë pas krosit të Tripper nga këndi. Vetëm dy minuta më pas ishte Lucas Moura ai që dyfishoi rezultatin dhe që pas atij momenti ndeshja mund të quhej e mbyllur.

Në fund të takimit, Moura me një tjetër gol fantastik trefishon rezultatin, duke bërë që tani Jose Mourinho të rrezikojë seriozisht postin e tij. Për më shumë, loja nuk bind dhe tifozët janë të mërzitur.