MENU
klinika

35 jetë të humbura...

Tragjedia e Genova-s/ Çfarë e shkaktoi?

15.08.2018 - 17:35

Shembja e urës Morandi në Genova, Itali ka marrë gjithë vëmendjen mediatike. Të paktën 39 persona humbën jetën dhe dhjetra u raportuan të plagosur.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e urës Morandi në qytetin italian të Gjenovës, por disa teza janë shprehur.

Ura e autostradës prej 1.2 km (0.8 milje) përfundoi në vitin 1967 dhe përfshin dhjetra linja hekurudhore, si dhe një zonë industriale që strehon disa fabrika.

Zakonisht, një urë është projektuar që të zgjasë të paktën 100 vjet.

Probleme mirëmbajtjeje?

Një urë e madhe si kjo ka nevojë për inspektim dhe mirëmbajtje të rregullt nga inxhinierë të kualifikuar. Kjo urë ka pasur mjaft punë mirëmbajtjeje”, thotë Ian Firth, kryetar i Institutit të Inxhinierëve Strukturorë në Mbretërinë e Bashkuar dhe një inxhinier strukturor i specializuar në ura .

“Disa intervenime të mirëmbajtjes duket se kanë ndodhur në atë kohë, por nuk i dimë detajet kështu që nuk është e mundur të thuhet nëse kjo mund të ketë qenë një faktor,” i tha ai BBC News.

Gjithashtu puna e ristrukturimit thuhet se është kryer në urë në vitin 2016.

Difekt në projektim?

Shpenzimet e vazhdueshme të mirëmbajtjes nënkuptojnë se mund të ishte më ekonomike për ta rindërtuar atë, sipas Antonio Brençich, një inxhinier strukture.

Në vitet 1990, disa riparime të mëdha u bënë në urë.

Ura e Morandit është shumë e ngjashme me urën e Liqenit Maracaibo në Venezuelë, të cilat të dyja u projektuan nga Z. Morandi.

Kjo urë “gjithashtu ka përjetuar probleme gjatë jetës së saj, kështu që mund të jetë se dizajni nënkupton një nevojë për një shkallë më të madhe të mirëmbajtjes sesa normale”, thotë Ian Firth.

Por ai shton: “Ende nuk ka dëshmi për të thënë se ka pasur ndonjë ndikim, është shumë herët të thuhet se çfarë ka shkaktuar rënien”.

Trafik i rënduar?

Degradimi mund të vijë edhe nga trafiku i rëndë në urë, ku qarkullojnë rreth 25 milionë automjete çdo vit, duke qenë se A10, lidh Italinë veriore me Francën, ky fakt përmendej dhe në një analizë të vitit 2011.

Radhët e automjeteve dhe vëllimi i trafikut provokojnë një degradim intensiv të strukturës së urës në baza ditore në orën e pikut, pasi ai është objekt i kërkesave të mëdha“, tha raporti, cituar nga agjensia italiane e lajmeve Ansa.

Ura mund të ketë pësuar gjithashtu rënie të dukshme të investimeve në infrastrukturën e vendit, e cila mbetet prapa ekonomive të tjera në Evropën Perëndimore.

Ekspertët e inxhinierisë të gjithë pajtohen se në fund, vetëm një hetim i plotë specialist do të jetë në gjendje të përcaktojë shkaqet e vërteta të kolapsit.

Ndërkohë që Prokuroria italiane ka nisur një proces hetimor me akuzën e një tragjedie të qëllimshme e vrasje të shumëfishtë ndaj ngjarjes së rë rëndë të një dite më parë.

Kujtojmë se si pasojë e kësaj ngjarjeje humbën jetën edhe 2 shqiptarë.

Shqiptarët janë identifikuar si Marjus Djerri, 22 vjeç, me origjinë nga Shijaku dhe Edi Bokrina, 30 vjeç, nga Shkodra.

Të dy ishin duke shkuar bashkë për në punë kur ura që po rrëzohej i zuri poshtë.