MENU
klinika

Kombëtarja e Volejbollit

Triumf kuqezi, djemtë nuk falin në shtëpi

26.08.2018 - 23:41

Tjetër fitore e bukur e Kombëtares shqiptare në volejboll për meshkuj. Ekipi kuqezi fitoi sot në mbrëmje 3-1 ndaj Kroacisë, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian, duke korur suksesin e dytë në Grupin D.

Një ndeshje mjaft e mirë e volejbollistëve kuqezinj, një takim ku ata e dominuan lojën në shumicën e kohës, sukses që i mban ata ende në lojë për të avancuar më tej në këtë event.

Edhe pse ka kapitenin Husaj, i dëmtuar dje në stërvitje, kuqezinjtë bënë një paraqitje fantastike në këtë sfidë. Takimi u luajt në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet, aty ku Shqipëria është e pathyeshme.

Kombëtarja ka arritur dy fitore në dy takimet e luajtura deri më tani, ndërkohë që janë regjistruar edhe dy humbje, të dyja jashtë fushe, ndaj Portugalisë e Kroacisë.

volejboll meshkuj kombetarja
volejboll meshkuj kombetarja

Dy setet e para janë tërësisht të djemve kuqezinj, që kanë një epërsi të dukshme në fushë, duke qenë të saktë si në pritjen e topit të parë ashtu dhe në sulm, ku të gjithë lojtarët marrin pjesë në aksion.

Por edhe shërbimi i fortë corodit skuadrën kroate, që edhe pse e ngri ritmin e lojës së saj, nuk përballon dot Shqipërinë, që fiton 25-14 e 25-20 dy setet e para.

Në setin e tretë Kroacia dominon në lojë, teksa shkëputet gradualisht dhe fiton 25-20 edhe pse kuqezinjtë tentojnë një përmbysje në castet e fundit.

Në setin e katërt loja është dramatike, ku herë udhëheq Kroacia e herë Shqipëria, që pas pikës së 16-të merr kryesimin dhe e ruan atë deri në fund, duke fituar 25-20. Dy takimet e radhës së Kombëtares do të luhen në janar 2019.