MENU
klinika

Volejboll Meshkuj

Triumf kuqezi, Shqipëria mposht Austrinë

19.08.2018 - 22:59

Ndryshe nga vajzat kuqezi, ekipi kombëtar në volejboll për meshkuj ka fituar ndaj Austrisë në Tiranë 3-2 në ndeshjen e dytë eliminatore të Kampionatit Europian. Një ndër ndeshjet më të bukura të realizuara nga ekipi kuq e zi, që përfundoi në fitore.

Djemtë kanë realizuar një fillim të mbarë, duke qenë në avantazh në pjesën më të madhe të kohës së pjesës së parë. Ekipi austriak u duk sikur e kishin neglizhuar ndeshjen e kjo dukej mjaft qartë në gabimet e tyre shpesh të evitueshme.

Ekipi kuqezi nuk arrin të menaxhojë siç duhet avantazhin, duke e çuar setin në shtesë dhe më pas “ i dhurohet” seti austriakëve në rezultat 27-29. Gjithsesi, vlen të përmendim se 30 minutat e setit të parë sollën një volejboll të bukur nga ekipi ynë.

Seti i dytë solli një paraqitje të shkëlqyer të ekipit shqiptar, një set me emocion dhe rivalizues që përfundoi në pikët shtesë, duke nxjerr kuqezinjtë fitues në rezultatin 27-25. Ndërsa seti i tretë mund të konsiderohet seti shqiptar, dominim absolut i ekipit tonë, që përfundoi në rezultatin 25-13.

Ndërkohë, duhet përmendur që heroi i kësaj ndeshjeje është Anton Qafarena, volejbollisti shqiptar që aktivozohet në Gjermani, ai ka realizuar 21 pikë dhe 13 bllok deri në set të katërt.

Seti i katërt ka startuar në avantazh të austriakëve dhe, pavarësisht përpjekjeve të volejbollistëve tanë, ka shkuar në favor të tyre. Deri në pikë të 20-të ekipi ynë i ka ndjekur pikë pas pike, por më pas miqtë kanë përfituar nga disa gabime dhe kanë fituar 20-25.

kombetarja e volejbollit per meshkuj

Seti i fundit ka qënë vendimtari i takimit të parë të kuqezijnve në shtëpi, teksa ka filluar dhe ka përfunduar në avantazh të tanëve. Duke marrë një fitore totalisht të merituar të setit të pestë 15-8 dhe të të gjithë ndeshjes 3-2.

Nën drejtimin e trajnerit Jani Melka, djemtë kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer duke realizuar fitoren e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian.