MENU
klinika

Shpëtojnë vetëm ministrat e rëndësishëm

Tsipras riformaton kabinetin qeveritar

28.08.2018 - 19:36

Kabineti qeveritar në Greqi ka ndryshuar “faqe”, me kryeministrin Aleksis Tsipras që ka bërë një riformatim të gjerë dhe deri diku “të rrëmujshëm” të qeveris% së tij.

Mediat greke i cilësojnë ndryshimet e fundit të Tsipras në rang ministrash dhe zv/ministrash si një “katrahure”, teksa është ruajtur linja kryesore e establishmentit grek, me ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos, ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias dhe Ministrin e Financave Euklidi Tsakalotos, që mbeten shtyllat kryesore, duke u rikonfirmuar në detyrë.

Por ajo çka bie në sy është fakti se Tsipras ka përfshirë në kabinet “armiqtë” e tij të dikurshëm politik, nga PASOK dhe Neo Demokracia që iu bashkuan SYRIZA-s më vonë. Këtu përfshihen emra të rëndësishëm eurodeputetësh, si Olga Gerovasili e cila është emëruar Ministre e Mbrojtjes së Qytetarëve, ndërsa më parë ka qenë nënsekretare dhe deputete e Demokracisë së Re.

kolana e librave

Një post e ka marrë edhe Katerina Papakosta, që i përket të ashtuquajturit “klima Karamanlis.” Pas hapjes në të djathtë, Alexis Tsipras u hap edhe në qendër, duke zgjedhur Mariliza Xenogiannakopoulou, për portofolin e Departamentit Administrativ të Rindërtimit. Ajo u shfaq në skenën politike papritmas si e favorizuar nga ekipi i George Papandreou.

Edhe Fotis Kuvelis mbetet në qeveri si Ministër i Transportit dhe Tregtisë, pasi Panagiotis Kouroumblis doli jashtë kabinetit. Ndryshim radikal ka pësuar Ministria e Zhvillimit Rural, ndërsa ministria e Brendshme merret nga Alexander Haritsis, i cili konsiderohet nga personat shumë të besuar të kryeministrit Tsipras.