MENU
klinika

Keylor Navas

UEFA shpall portierin më të mirë të sezonit

30.08.2018 - 18:41

Keylor Navas është shpallur portieri më i mirë nga UEFA për sezonin e kaluar 2017/18, duke lënë pas rivalët e tjerë.

Numri 1 i Real Madrid fitoi duelin me Buffon dhe Alisson, duke u zgjedhur si ndër më i mirë nga kolegët, patjetër i ndihmuar nga fakti që fitoi për herë të tretë radhazi Champions League.

Portieri nga Kosta Rika po lufton me Thibaut Courtois, i ardhur nga Chelsea, për vendin e titullarit në këtë sezon, por duket se ai ka simpatinë e trajnerit të ri Julien Lopetegui.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN