MENU
klinika

Çmimi prestigjoz

UEFA zgjedh futbollistin më të mirë të sezonit

30.08.2018 - 20:00

Ka pasur një dilemë për futbollistin e sezonit, të paktën për tifozët. Luka Modric është zgjedhur si futbollisti më i mirë në Kupat e Europës, për sezonin 2017/18, nga UEFA.

Qeveria e futbollit europian vlerësoi kroatin, tre herë radhazi fitues i Champions League dhe finalist i Kupës së Botës 2018, si lojtarin më të mirë, gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit të fazës me grupe të Ligës së Kampioneve në Montecarlo.

Pas Modric u renditën, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah. Renditja e dhjetë të parëve kompletohet me Antoine Griezmann, Lionel Messi, Kylian Mbappé, Kevin De Bruyne, Raphaël Varane, Eden Hazard dhe Sergio Ramos.

luka modric
luka modric

Kjo është hera e parë që Modriç merr një vlerësim të tillë, ndërsa ai u zgjodh edhe futbollisti më i mirë në “Rusi 2018”.

Për këtë çmim votuan 32 trajnerët që morën pjesë në fazën me grupe të Champions, 48 trajnerët pjesëmarrës në Europa League dhe 55 gazetarë, një nga secili vend anëtar i UEFA-s.

Mes Kevin De Bruyne, Toni Kroos dhe Luka Modric, ky i fundit është zgjedhur edhe mesfushori më i mirë në Europë për sezonin 2017/18 nga UEFA. Duket se është viti i nënkampionit të botës, që tani shihet si pretendent për “Topin e Artë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN