MENU
klinika

Turneu amerikan i tenisit

US Open, eliminohet numri 3 në botë

30.08.2018 - 11:24

Pas eliminimit të rumunes Halep, numrit një në botë, edhe tenistja spanjolle Garbine Muguruza, numri 3 në botë, është eliminuar nga grand slam i US Open, pasi u mund 2-1 (6-3, 4-6, 4-6) nga çekja Karolina Muchova në raundin e dytë.

Edhe pse Muguruza e nisi mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë, nuk ruan dot ritmin deri në fund, madje gabon shumë, duke i dhënë mundësi rivales të rikuperojë dhe përmbysë shifrat.

Një tjetër teniste çeke që avancon në raundin e tretë është Karolina Pliskova, numri 9 në botë, që fitoi 2-0 (6-2, 6-3) ndaj rumunes Ana Bogdan.

Serena Williams v Magda Linette – Day 1

Një tjetër ditë e mbarë për dy motrat Williams, që fitoi dhe avancojnë më tej. Venus mundi 2-0 (6-4, 7-5) italianen Camila Giorgi, në një përballje me rivalitet dhe emocione në të dyja setet.

Ndërsa Serena triumfoi po 2-0 (6-2, 6-2) ndaj gjermanes Carina Witthoeft. Fiton edhe tenistja bjelloruse Viktoria Azarenka, që mundi 2-0 (6-1, 6-2) australianen Daria Gavrilova, kurse tenistja vendase Sloane Stephens mposhti 2-1 (4-6, 7-5, 6-2) ukrainasen Anhelina Kalinina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Asnjë si “pantera e zezë”

Një vit pa luajtur, por më e paguara në botë