MENU
klinika

Investime në periferi

Vithkuqi me rrjet të ri ujësjellësi, por me hidrocentral 93 vjeçar

22.08.2018 - 16:27

Korça është një nga qytetet e para të vendit që nuk ka pritur elektrifikimin e viteve ’70 për të pasur mundësine e shfrytëzimit të energjisë elektrike. Në Korçë konçesioni i prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike ju dha në vitin 1925 Shoqërisë së Përgjithëshme Elektrike e cila ndriti një hidrocentral në Vithkuq. Ky është dhe hidrocentrali i parë i ndërtuar në Shqipëri. Që prej asaj kohe hidrocentrali ka punuar në mënyrë konstante së bashku me rrjetin e transmetimit. Që prej ndërtimit të tij 93 vite më parë, në hidrocentralin e Vithkuqit janë kryer vetëm dy ndërhyrje, një në vitin 1986 dhe një tjetër në vitin 2004.

Kështu nga pioner në elektrifikimin e vendit, njësia administrative e Vithkuqit ka aktualisht një rrjet të amortizuar energjitik në masën 87% dhe për rrjedhojë vuan nga probleme të vazhdueshme me furnizimin e energjisë. Por energjia nuk është i vetmi shqetësim i kësaj zone që shtrihet 26 km larg Korçës. Rrjeti i amortizuar i ujësjellësit paraqitet po ashtu i amortizuar, pasi ndërhyrja e fundit është bërë 10 vite më parë.

Nëse për hidrocentralin e Vithkuqit nuk bëhet me dije nga OSHEE nëse ka parashikuar një projekt rikonstruktues të rrjetit që furnizon 730 banorë, për ujësjellës kanalizimet UKKO në bashkëpunim me Bashkinë Korçë ka nisur tashmë ndërhyrjen për vendosjen e tubacioneve të reja me qëllim për të përmirësuar sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Tubacionet e reja do t’i japin fund një shqetësimi të vjetër të banorëve të zonës të cilët ankoheshin se uji i pijshëm ndotej nga kalimi i ujërave të zeza.

Falë një investimi me vlerën e 50 mijë dollarëve të akorduar nga Bashkia Korçë, përpos tubacioneve banorët do të pajisen edhe me sahetet e ujit duke i dhënë fund pagesave afrofe.

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë!

Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë