MENU
klinika

Ish-kampioni i Formula 1

Vjen përgënjeshtrimi për familjen Schumacher…

16.08.2018 - 15:02

Në dy ditët e fundit qarkulloi lajmi se ish-kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher është transferuar në Mallorca, duke blerë vilën e presidentit të Real Madrid, Florentino Perez për 30 mln euro.

Pesë vite më parë kampioni i botës në Formula 1 pësoi një aksident, duke bërë ski dhe qëndron ende në gjendje kome. Rreth tij nuk ka shumë informacion, pasi familja është munduar të ruaj privatësinë.

Zëdhënësi i famijes Schumacher përgënjeshtroi lajmin se gjermani do të transferohej nga Zvicra në Spanjë.

“Familja Schumacher nuk ka ndërmend të shkojë në Mallorca”, – ishte komenti i tij i shkurtër. Megjithatë, prona e blerë në Mallorca do të përdoret nga familja vetëm për pushime verore.