MENU
klinika

Shifra

Zbulohet super pasuria e Sylvester Stallone

29.08.2018 - 12:42

Sylvester Stallone është një nga ato raste suksesi, i cili nuk priti që dikush ta zbulonte dhe ta bënte të famshëm, por ai e realizoi vetë veten duke shkruar dhe luajtur në filmin e tij të parë ku edhe mori famë, Rocky.

Fillimet e tij në ekran i ka me një film erotik, të titulluar “The Party at Kitty and Stud’s”, pastaj interpretimi në rolin e Rocky Balboas i hapi dyert një karriere të jashtëzakonshme, duke u bërë idhull i shumë brezave.

Stallone është ikona e filmave si “Rocky”, “Rambo”, “The Expendables”, “Creed” dhe mësohet se pasuria e 72-vjeçarit është rreth 400 milionë dollarë, shkruan Triplmedia.

 

Përgatiti M.H