MENU
klinika

Sondazhi i “Marca”

Zgjidhet nga tifozët fanella më e bukur në botë

21.08.2018 - 18:24

Gazeta prestigjoze në Spanjë, “Marca”, ka bërë një sondazh për fanellën më të bukur në botë dhe u ka propozuar lexuesve të saj 28 fenella.

Rezultati i këtij sondazhi ka thyer çdo parashikim, sepse fanella më e bukur në botë nuk ishte ajo e Realit apo Barcelonës, por ajo e ekipit brazilian të Palmeirasit.

Fanella e ekipit brazilian ka fituar bindshëm në këtë sondazh, duke marrë 43 mijë vota. Një triumf krejtësisht i paparashikueshëm. Në vend të dytë pastaj vjen Real Madrid me 25 mijë vota, dhe në vendd të tretë Barcelona me 16 mijë vota.

Fanella e Palmerias

RENDITJA

  1. Palmeiras
  2. Real Madrid
  3. Barcelona
  4. PSG
  5. Juventus
  6. Atletico Madrid
  7. Inter
  8. Manchester City
  9. Manchester United
  10. Milan
  11. Chelsea
  12. Pumas
  13. Roma
  14. Boca Juniors
  15. Bayern Munchen
  16. Peñarol
  17. Borussia Dortmund
  18. Arsenal
  19. Nacional
  20. LA Galaxy
  21. Liverpool
  22. Cruz Azul
  23. New York Red Bulls
  24. River Plate
  25. Beijing Guoan
  26. Porto
  27. América
  28. Guangzhou Evergrande