MENU
klinika

4 zjarrfikëse në vendngjarje...

Zjarr në pyllin e Semanit

23.08.2018 - 14:01

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin e Semanit në Fier para pak minutash.

Zjarri ka përfshirë një hapësirë të konsiderueshme të pyllit me pisha, ndërsa drejt vendngjarjes janë nisur 4 makina zjarrfikëse për neutralizimin e flakëve.

 

 

Gjithashtu mësohet drejt vendngjarjes është nisur edhe prefekti i qarkut Fier.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit.

Pylli i Semanit është i përbërë kryesisht nga drurë pishe dhe shkurre të shumta, ndërsa zona është e frekuentuar edhe nga turistë të shumtë që vizitojnë plazhin e zonës.

Priten detaje të reja…