MENU
klinika

Efektet e Vettingut

Zyrtari i Brukselit tregon datën: Ja kur futet Shqipëria në BE

28.08.2018 - 18:40

Ryszard Czarnecki, deputeti i partisë polake në qeverise “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) dhe anëtar i Parlamentit Europian, ka folur për Shqipërinë gjatë një interviste televizive për median e vendit të tij “Rzeczpospolita”.

Sipas ekspertëve, Shqipëria mund të anëtarësohet në BE në 10-12 vite”, tha ligjvënësi polak, duke e marrë si shembull Shqipërinë, teksa fliste për një çështje politike në vendin e tij lidhur me sistemin e drejtësisë. “Polonia nuk është Shqipëria, e cila kërkon anëtarësimin në BE”, tha ti, për të treguar se është vështirë që BE ti imponojë politika vendit të tij.

Sidoqoftë (Shqipëria), vijoi, do të ishte vendi i parë mysliman, me shumicë myslimane në BE. Epo, pse jam duke folur për Shqipërinë? Sepse BE e urdhëroi Tiranën të përfundonte një shkëmbim të tillë të plotë të gjyqtarëve”…

Nuk e di se si llogariten, 85%, kështu që 17 nga 20 gjyqtarë në Shqipëri janë të korruptuar. Dhe qeveria shqiptare, që donte të kishte një derë të hapur për në BE, filloi të ndërrojë gjyqtarët, një reformë të tillë të plotë ose thënë ndryshe shkëmbim të drejtësisë. Epo, por Shqipëria …”, tha Czarnecki, para se moderatori i emisionit Michal Kolanko ta ndërpriste për pyetjen e radhës.

Ligjvënësi polak ka qenë edhe një nga nënkryetaret e Parlamentit Europian deri pak muaj më parë. Në shkurt 2018, PE votoi me shumicë dërrmuese për shkarkimin e tij. Vendimi erdhi pasi Czarnecki kishte krahasuar një deputet rivali polak me një bashkëpunëtor nazist.