MENU
klinika

Filmat e Hollywood-it

10 filmat të cilët kanë fund të ndryshëm nga librat

25.09.2018 - 13:24

Është e rrallë që një adaptim kinematografik i Holliwood-it të jetë i njëjtë me historinë origjinale të shkruar në libër. Ato nuk mund të jenë të gjitha vizualizime që i qëndrojnë besnike librave si filmat e Harry Potter. Sidomos kur bëhet fjalë për materiale sfiduese ose nga ato materiale që parashikohet të punohen për një kohë të gjatë, producentët e filmave dhe regjisorët janë të prirur për të bërë disa ndryshime drastike në skenar. Dhe shpesh, nëse shtëpitë e filmit duan të bëjnë para, duhet të arrijnë tek klisheja holliwood-iane e cila i con zakonisht filmat në fundin “perfekt”. Ndonjëherë kjo gjë funksionon për mirë – herë të tjera kthehet në dështim.

“It” (2017)
Në libër: subjekti i novelës së Stephen King zë vend në vitet 1950, kohë kur personazhet janë të rritur. Gjithashtu, libri përmban orgji vërtet të çuditshme dhe problematike për kritikën, së bashku me disa fakte të tjera kontraverse për një breshkë magjike gjigande që krijoi universin.

Lord of the Rings: Return of the Ring (2003)
Në libër: Pas gjithë peripecive – lufta e madhe, udhëtimi në Mordor, shkatërrimi i Unazës Supreme – lufta nuk ka përfunduar për “hobitët” e gjorë. Ata kthehen në Shire dhe e gjejnë atë nën sulmin e Saruman dhe Ëormtongue. Meqënëse ata janë bërë të fortë mjaftueshëm, ata i mundin kundërshtarët e tyre dhe me gjasë ata ” do të jetojnë të lumtur përgjithmonë”.

Fight Club (1999)
Në libër: Në vend që të shohë i lumtur shkatërrimin e qytetit, dorë për dore me Marlën, treguesi zgjohet në spital ku të gjithë mjekët dhe infermierët janë anëtarë të Projektit Mayhem.

A Clockwork Orange (1972)
Në librër: Alex është rehabilituar dhe rritet për t’u bërë një njeri i moralshëm që i bindet ligjit. Autori Anthony Burgess nuk ra aspak dakord me regjisorin Stanley Kubrick, i cili e hoqi këtë pjesë, të cilën autori e mendonte mendonte se ishte i rëndësishëm për rrjedhën e librit..

First Blood (1982)
Në libër: Nëse filmi do të përfundonte në të njëjtën mënyrë si novela e David Morrell, nuk do të kishte më një Rambo: As një First Blood II, Rambo III ose Rambo. Në libër, John Rambo vdes nga plagët e marra në fund. Natyrisht, kjo nuk ndodhi në film, i cili ishte fatsjellës për karrierën e Sylvester Stallone.

Forrest Gump (1994)
Në libër: Forrest shkon në hapësirë, jeton me kanibalë dhe ka një jetë aktive seksuale !. Gjithashtu, Jenny jeton, por marrëdhënia e tyre shkatërrohet dhe po jua lëmë juve në dorë të zgjidhni cili është fundi më i trishtë.

Watchmen (2009)
Në novelë me grafikë: Ozymandias shkatërron Nju Jorkun duke teletransportuar një kallamar gjigant dhe jo vetëm duke e hedhur në erë me eksplozivët tradicionalë.

Jurassic Park (1993)
Në libër: Ata bëjnë pikërisht atë që duhej të bënin në situatën ku ndodheshin: ta hidhnin të gjithë ishullin në erë. Gjithashtu, personazhet e Richard Attenborough dhe Jeff Goldblum vdesin.

I am Legend (2007)
Në libër: Për fat të keq për personazhin e luajtur nga Ëill Smith, vampirët realizojnë krijimin e shoqërisë së tyre të re dhe e fusin atë në burg për krimet e tij – gjë që në fakt ka dhe më tepër kuptim se zgjedhja që kanë bërë regjisori dhe producenti.

The Natural (1984)
Në libër: Roy Hobbs del huq në fund. Asnjë fantazi e kotë. Ai përpiqet të fitojë, por dështon. E tillë është jeta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN