MENU
klinika

Falenderon fansat

10 mln në 6 ditë, çfarë suksesi për Dua Lipën

11.09.2018 - 09:43

Është vetëm në moshën 23-vjeçare, por këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është kthyer tashmë në një nga këngëtaret më të pëlqyera në të gjithë botë.

Ajo po merr suksese të njëpasnjëshme pa u ndalur. Dua Lipa nuk gabon, kur ajo e publikon një projekt muzikor suksesit I tij është i garantuar.

Kështu ndodhi edhe me këngën e saj të fundit “Electricity”, ku vetëm Brenda ditëve këngë ka kaluar 10 milionë shikime në “Youtube”.

E për këtë Dua pati një falenderim për miliona fansat e saj në llogarinë e “Instagramit”.

Përveç interpretimit e vokalit fantastik, në videoklipin e “Electricity”, Dua befasoi edhe me pamjen e saj ku u shfaq tejet sensuale dhe bjonde.