MENU
klinika

"Amazing Grace" feston ditëlindjen

112-vjeçarja zbulon sekretin e jetëgjatësisë

16.09.2018 - 20:25

Më 16 shtatorin e largët, të vitit 1906, erdhi në jetë Grace Jones. Këtë të diel, ajo festoi ditëlindjen e saj të 112, duke u bërë njeriu më i vjetër në Britaninë e Madhe që është ende gjallë.

Grace është shprehur se sekreti i jetëgjatësisë së saj është të pish “Whisky” çdo ditë. Ajo njihet si Amazing Grace, ndërsa mori titullin “Njeriu më i Vjetër” pas vdekjes së Olive Evelyn Boar në muajin gusht.

“Nuk e harroj kurrë gotën time të përnatshme. Është e vetmja gjë që konsumoj në darkë. Whisky të bën mirë për shëndetin. Unë fillova tëkonsumoj çdo natë kur mbusha 50 vjeç. Nuk kam ndërmend të ndaloj tani. Ndihem njësoj sikur të isha 60 vjeç,” tha ajo.

Ajo ka kaluar 26 kryeministra dhe i ka mbijetuar të dyja luftërave Botërore.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain