MENU
klinika

Skandalet seksuale

‘1700 priftërinj abuzuan me 3700 fëmijë’

29.09.2018 - 10:03

Papa Françesku e ka pranuar se mbulimi i abuzimeve seksuale të klerikëve po largon njerëzit nga kisha. Ai bëri komentet gjatë vizitës së tij në Estoni të martën, pak orë përpara publikimit të një raporti të rëndë mbi dekadat e abuzimit nga priftërinjtë katolikë në Gjermani. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton mbi zhvillimet e fundit që kanë vënë në vështirësi papatin.

Raporti i hedh një vështrim abuzimeve të kryera nga priftërinjtë katolikë në Gjermani që përfshin një periudhë prej shtatë dekadash deri në vitin 2014. Në bazë të raportit, 3,700 viktima janë abuzuar nga rreth 1,700 priftërinj.

“Për një kohë të gjatë, ne në Kishën Katolike kemi kthyer kokën në anën tjetër, i kemi mbuluar, mohuar dhe nuk donim të besonin që ato ishin të vërteta. Për të gjitha dështimet dhe për të gjitha dhimbjet unë duhet të kërkoj falje.”

Numri i të abuzuarve ka të ngjarë të jetë më i madh pasi shumë viktima nuk dalin publikisht dhe shumë të dhëna janë shkatërruar.

Jörg Schuh punon në një qendër për viktimat e reja të abuzimit seksual në Berlin.

“Kisha Katolike ka një problem global. Kjo duhet të jetë përparësia kryesore e Papës dhe Kishës dhe ata duhet të punojnë në trajtimin e këtij problemi. Në fakt, Kisha Katolike duhet të ndalohet, sepse është një organizatë kriminale”.

Kjo është shkalla e problemit me të cilin po përballet tani kisha katolike. Në Kili, të gjithë 34 kardinalët e vendit kanë ofruar dorëheqjet e tyre lidhur me akuzat për mbulim të abuzimeve. Ka patur njoftime të ngjashme edhe në Shtetet e Bashkuara, Australi dhe në Holandë.

kolana e librave

Në ditën e fundit të vizitës së tij në shtetet baltike të martën, Papa Françesku pranoi se skandalet po largojnë njerëzit nga kisha.

“Ata janë të shqetësuar nga skandalet seksuale dhe ekonomike që nuk janë dënuar në mënyrë të qartë”.

Për besimtarë kjo është një kohë traumatike.

“Ne duam që kjo të marrë fund, që të mos ketë më abuzime. Ne duam që viktimat të shpërblehen, autorët e veprave dhe ata që i kanë mundësuar ato të dënohen. Pra, ne duam të bëhen këto veprime, në mënyrë që njoftimet për ne të jenë më pozitive. Gjithçka duhet të zbardhet në mënyrë që ne të mund të ecim përpara”.

Papa Françesku ka thirrur kardinalët nga e gjithë bota për një takim në Vatikan në shkurt. Disa aktivistë po bëjnë thirrje për t’i dhënë fund parimit që priftërinjtë katolikë duhet të jenë të pamartuar.

“Vendimi për t’u mos u martuar nuk është një dogmë, por një disiplinë e kishës katolike për priftërinjtë në Perëndim. Unë mendoj se kjo është një gjë e mirë për kishën. Unë mendoj se ky është vendi i gabuar në përpjekjet për të bërë ndryshime.”

Por shumë katolikë besojnë se Kisha duhet të ndryshojë, nëse dëshiron të rifitojë besimin e njerëzve. Besimtarët shpresojnë se pranimi i kësaj sfide nga Papa Françeskut është vetëm hapi i parë në një rrugë të gjatë, edhe pse ka të ngjarë që skandale të reja të abuzimit të shfaqen në muajt dhe vitet e ardhshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN