MENU
klinika

Rrugorët e Gjirokastrës

179 masa administrative brenda dy javësh

16.09.2018 - 12:50

179 masa administrative janë vendosur nga efektivët e qarkullimit rrugor në Gjirokastër vetëm gjatë 2 javëve te fundit. Në shumicën e rasteve drejtuesit e automjeteve janë penalizuar për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, përdorimi i celularit, por dhe parakalimet e gabuara, këto të fundit të evidentuara edhe falë monitorimit dhe përdorimit të dronit.

Aksi më problematik ngelet Gjirokastër-Kakavije kjo jo vetëm si pasojë e fluksit të lartë të emigrantëve gjatë stinës së verës, por edhe si pasojë e trafikut të rënduar nga pushuesit, të cilët vijojnë të shfrytëzojnë motin e mirë në këto ditë shtatori për të udhëtuar drejt bregdetit jonian në Sarandë.

Dy leje drejtimi janë pezulluar ndërsa specialistët e këtij sektori në Drejtorinë Vendore të Policisë bëjnë thirrje për drejtuesit të zbatijnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Përgatiti: E. B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dalja nga skema e ndihmës ekonomike

Punësimi, Gjirokastra kryeson, Memaliaj problematik