MENU
klinika

In memoriam

20 vjet më parë vdiq legjenda e muzikës italiane, Lucio Battisti

09.09.2018 - 19:42

9 shtator 1998 – 20 vjet më parë vdekja e legjendës së muzikës italiane Lucio Battisti.

E kujtojmë me njërën prej këngëve të tij më të bukura

LUCIO BATTISTI, MOGOL – PËR TY MENDOJ

Punoj dhe për ty mendoj
Kthehem në shtëpi dhe për ty mendoj
I telefonoj dhe ndërkaq për ty mendoj

Si je dhe për ty mendoj
Ku do t’shkojmë dhe për ty mendoj
I buzëqesh, sytë ul dhe për ty mendoj

S’e di me kë je tani
S’e di çfarë po bën
Por di me siguri se ç’po mendon

Është tepër i madh ky qytet
Për dy njerëz si ne
Që nuk shpresojnë ama po kërkohen

“Ndjesë, është vonë!” dhe për ty mendoj
“Po t’shoqëroj” dhe për ty mendoj
“S’isha në humor” dhe për ty mendoj

Jam në errësirë dhe për ty mendoj
Sytë mbyll dhe për ty mendoj
Nuk fle dhe për ty mendoj…..