Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha një mesazh në 20-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit. Figura e tij tha kreu i shtetit, na fton për të reflektuar dhe për të kuptuar se demokracia kërkon guxim.
“Kjo figurë na fton për të reflektuar dhe për të kuptuar që demokracia nuk vjen si dhuratë dhe nuk qëndron si e tillë kërkon guxim për të fituar, por edhe për të mbrojtur çdo ditë, sepse tolerimi më i vogël i shkeljeve të të drejtave të njeriut, sot çon në një avancim të autoritarizmit edhe më të madh nesër.
Populli ynë ka vuajtur shumë nga mungesa e demokracisë, është shumë e rëndësishme që kjo figurë shembuilli i tij, frymëzimi i tij të gjenerojë një angazghim të më madhe të të rinjve që kërkojnë më shumë mundësi dhe të luftojnë më shumë demokraci. Ata e kanë më të lehtë se Azem Hajdari përpara 28 viteve.
Azem Hajdari është një figurë e përmasave epokale që ka dhënë një mesazh të përjetshëm për të gjithë shqiptarët, se demokracia kërkon guxim“-pohoi Meta.