MENU
klinika

Flakët pushtojnë vendin

Policia sulmon zjarrvënësit e qëllimshëm

29.09.2018 - 21:18

Teksa vendi është përfshirë nga vala e flakëve, pothuajse prej 10-ditësh, Policia e Shtetit ka sulmuar zjarrvënësit.

Policia e Shtetit ka premtuar se do të çojë para përgjegjesisë penalë këdo që ndez zjarre të qëllimshme me anë të daljeve të koordinuara në të gjitha drejtoritë e qarqeve.

Tre zjarrvënës janë vënë në pranga dhe dy të tjerë të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa deri të premten 24 persona ishin proceduar për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia në të gjithë vendin.

Krahas Tiranës, Fieri dhe Lezha janë qarqet ku numri i zjarreve ka qenë më i lartë dhe pasojat më të mëdha.

policia e shtetit konica.al
policia e shtetit konica.al

Policia e Lezhës:

“Gjithë strukturat e policisë janë shpërndarë në zona. Por koordinohet puna me Shtabin e Emergjencave Civile.”

Vatrat e zjarrit prej dy javësh, në qarkun e Fierit,  po zëvendësojnë njëra-tjetrën duke djegur qindra hektarë pyje, ullishte e toka.

kolana e librave

Vatra më e re u shfaq këtë të shtunë në një ullishte në Vajkan, e cila vijon të digjet prej orësh.

Në Qarkun Elbasan, janë regjistruar 10 zjarre, për të cilat janë ndaluar dy persona dhe një i tretë është shpallur në kërkim.

Policia e Elbasanit:

“Nuk do të ketë tolerim për asnjë person, qoftë edhe nëse zjarri është nga pakujdesia.”

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes nga data 10 deri më 27 shtator, në të gjithë vendin u regjistruan 91 vatra zjarri që deri këtë të shtunë janë shtuar.

Për pasojë janë djegur 262 hektarë sipërfaqe, ndërsa kanë dalë në terren për të përballuar situatat mbi 100 zjarrfikëse.

"E vetmja e ardhme e Shqipërisë është Europa"

Meta takohet me arbëreshët e rajonit të Puljas

Ja sa deputetë kanë marrë partitë e mëdha

KQZ publikon rezultatet, ja deputetët e Kuvendit

Zbulohet arsyeja se pse shkoi në Stamboll

Genta Ismajli bombardohet nga mediat turke!