MENU
klinika

Nxënësit në protestë

300 nxënës në Elbasan në protestë, shkolla 2 vite e mbyllur

19.09.2018 - 13:25

Rreth 300 nxënës të shkollës 9-vjecare në Mengël të Elbasanit kanë bojkotuar mësimin për të tretën dite radhazi.

Prindër dhe nxënës kanë protestuar në oborrin e shkollës së tyre e cila është mbyllur prej dy vitesh për shkak se komisioni i emergjencave e cilësoi atë të pasigurt pas rënies së tërmetit.

Prindërit u shprehën se do t’i lënë fëmijët pa mësim nëse nuk hapet shkolla e tyre, pasi mbylljen e saj e konsiderojnë me prapavije politike.

Në këto kushte fëmijët detyrohen të hipin nëpër autobusë për të ndjekur mësim në turnin e dyte në një nga shkollat 9-vjecare në Elbasan.

Edhe nxënësit theksuan faktin se duan të hapet shkolla e tyre. Pavarësisht dëshirës për dije ata thonë se nuk do të shkojnë në mësim.

Në mbështetje të komunitetit të prindërve dhe nxënësve ishte edhe deputeti demokrat Luciano Boci. Boci tha se është duke u berë atentat arsimit në Elbasan.