MENU
klinika

I keni vënë re?

5 shenja tregojnë që lidhja juaj do shkojë në martesë

10.09.2018 - 22:23

Ekspertët kanë arritur në përfundimin se 5 janë shenjat e çifteve të cilat do të përfundojnë duke u martuar së bashku.

1-Nuk i lini problemet pa sqaruar.

Nuk është mirë që partneret të zihen vazhdimisht me njëri-tjetrin, por nëse ato përfshihen në diskutim duhet të që qëndrojnë të hapur ndaj mendimeve dhe të dëgjojnë në vend që të largohen pa marrë përgjegjësi. Nëse partnerët janë në gjendje që ta diskutojnë më vonë problemin e tyre pasi ujërat të qetësohen, kjo është një shenjë shumë e mirë në një lidhje.

2-E bëni njëri-tjetrin të qeshni.

E qeshura është ilaçi më i mirë edhe për marrëdhënien në çift. E qeshura nuk do të thotë vetëm që po ja kaloni bukur, por ajo tregon se të dy partnerët janë të hapur dhe të pambrojtur mes tyre dhe se kanë besim maksimal te njëri-tjetri.

3-Lidhja juaj është testuar që është e qëndrueshme.

Në çdo marrëdhënie mund të shfaqen shenja që është në rrugën e martesës dhe mund të duket si çifti ideal. Por nëse kjo lidhje nuk është testuar nga sfidat personale, dhimbjet dhe zhgënjimet atëherë nuk keni parë fytyrën e vërtetë të lidhjes.

Problemet dhe sprovat që lidhja kalon do të testojnë qëndrueshmërinë e saj dhe se sa të duhur janë partnerët për njëri-tjetrin.

ciftt

Nëse keni kaluar kohë të vështira dhe ende keni një qëndrim pozitiv për lidhjen, kjo është një shenjë e sigurt që do të përfundoni në martesë.

4-Ndiheni plotësisht rehat në praninë e njëri-tjetrit.

Të ndihesh rehat përpara partnerit nuk do të thotë të veshësh rrobat e tij, por ju ndiheni e qetë, e sigurt dhe e respektuar në praninë e tij. Partneri i ndjek i lirë ëndrrat e tij, pasi e di që ai/ajo do të jetë aty në çdo rast.

5-I keni përcaktuar qëllimet që keni në jetë.

Është shenjë e sigurt që nuk duhet të martoheni me dikë që ka qëllime të tjera në jetë krahasuar me tuajat. Dy persona mund të dalin së bashku edhe pse kanë pikëpamje të ndryshme për jetën, por kjo gjë ndryshon kur vjen puna tek martesa. Çështjet e fëmijëve, administrimit të parave, shtëpia janë disa qëllime në jetë që partnerët duhet të bien dakord. Partnerët duhet të theksojnë prioritet e tyre kur vjen puna tek martesa.