MENU
klinika

Detajet

5 të arrestuarit e Niklës/ 3 në burg, njëri i lirë

16.09.2018 - 12:16

Gjykata e Krujës ka dhënë masën ‘Arrest me burg’ për Ylli Çangun dhe Valter Bamin e Skënder Lezen, ndërsa pritet të japë masën edhe për Marklen Hakën. Ndërkohë i lirë u la Lutfi Haka.

Nën masa të forta sigurie ka nisur seanca gjyqësorë në Gjykatën e Krujës, ku u dha masa për 5 të arrestuarit gjatë aksionit të policisë në Nikël.

Gjyqtare e çështjes është Enkelejda Hoxha dhe prokuror Petrit Çano.

Policia

Nga aksioni i pak ditëve më parë nga forcat RENEA u arrestuan pesë persona, konkretisht Lutfi Haka 67 vjeç, Marklen Haka 27 vjeç, Ylli Çangu, 42 vjeç, Skënder Leza, 34 vjeç, Valter Bami, 32 vjeç.

Në banesat e tyre policia gjeti dhe sekuestroi armë dhe para. Më herët Prokuroria kërkoi masën ‘Arrest me burg’ për 5 të arrestuarit.

Aksioni i policisë në Nikël të Fushë-Krujës nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të 12 shtatorit dhe pati si qëllim goditjen e një prej grupeve më të përfolur për disa ngjarje të rënda në Tiranë.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës