MENU

Detajet

7 shqiptarë në pranga, kapen me 125 kg drogë

30.09.2018 - 12:09

7 shqiptarë janë vënë në pranga në kufirin greko-shqiptar dhe 125 kg marijuanë janë sekuestruar.

Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarëve, ndërsa thuhet se janë të moshave nga 21 deri në 26 vjeç.

Policia greke ka pikasur mbrëmë në darkë një grup prej 7 personash që po kalonte më këmbë kufirin (6 ishin bashkë dhe 1 kontrollonte rrugën), 6 prej të cilëve mbanin në krahë nga një çantë.

Gjatë ndërhyrjes, policia zbuloi se në 6 çantat ndodheshin 111 pako me 124 kg 790 gram marijuanë.

Po ashtu raportohet se një 22-vjeçar rezulton i kërkuar në Greqi, i dënuar në Lamia me 6 muaj burg për vjedhje dhe ndalohej hyrja për në shtetin helen.

Sakaq, policia sekuestroi edhe 4 celularë.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 8.6 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.