MENU
klinika

Eksperiment nga NASA

70 ditë në shtrat, fitoni 13 mijë euro!

25.09.2018 - 14:15

Ndoshta duket e çuditshme, por ju mund të fitoni 13 mijë euro vetëm duke qëndruar në shtrat.

NASA ka nxjerr një njoftim ku kërkon një person, i cili duhet të qëndrojë në shtrat për 70 dite me radhë dhe në fund do të fitojë një shumë prej gati 13 mijë eurosh.

Agjencia amerikane e Hapësirës kërkon që të eksperimentojë duke krijuar një ambient të ngjashëm me atë të një astronauti në hapësirë. Përveç gjumit, punonjësit i kërkohet që të pastrohet dhe të ushqehet në të njëjtin vend dhe në të njëjtin pozicion.

Shkencëtarët do të mbledhin të dhëna për presionin e gjakut, shkallën e zemrës, absorbimin e vitaminave, konsumin e energjisë, masën e kockave, madje edhe gjendjen shpirtërore.

E gjithë kjo do t’i ndihmojë ata të kuptojnë se si vepron jeta në univers, kur graviteti e merr çështjen në duart e veta, veçanërisht nëse planifikohet që njerëzit të udhëtojnë në Mars.

Ky person do të jetë në gjendje të luftojë me mërzinë duke i lejuar atij që të arrijë disa nga qëllimet e tij – të ndjekë një kurs në internet ose të mësojë një gjuhë të re.

Prapa shkëlqimit të instagramit

Realiteti i dhimbshëm i figurave publike

"Çdo dalje timen ja dedikoj ëngjëllit tim"

Humbi babain/ Moderatorja bën deklaratën e ndjerë

Veprimi i ish-banores së “BBV” i tha të gjitha!

Heidi Baçi konfirmon ndarjen nga Romeo Veshaj!