MENU
klinika

Ende larg zgjidhjes

A do ta zgjidhë takimi Rusi-Turqi çështjen e Idlibit?

17.09.2018 - 12:33

Moska dhe Ankara duhet ta trajtojnë me kujdes krizën e Idlibit në Siri, tha kreu turk Rexhep Tajip Erdogan përpara bisedimeve me Presidentin Vladimir Putin ditën e sotme. 

Presidenti turk vuri në dukje se Putini pati një qëndrim pozitiv më 7 shtator kur të dy diskutuan çështjen e Idlibit me presidentin iranian Hassan Rouhani në Teheran.

“Unë shpresoj se Putin do të vazhdojë qëndrimin pozitiv edhe më tej” tha Erdogan.

Ai pohoi se të gjitha palët duhet të kërkojnë një zgjidhje të përbashkët. “Rezultati i takimit tonë me z. Putin do të jetë i rëndësishëm” u tha ai gazetarëve.

“Nëse situata në Idlib vazhdon siç është, rezultatet do të jenë të rënda. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje me Rusinë dhe forcat e koalicionit, pa e lënë këtë të ndodhë”.

Udhëheqësi turk tha: “Rezultati i takimit tonë me z. Putin do të jetë i rëndësishëm. Kam gjithashtu vizita në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në Gjermani në fund të muajit. Është dëshira ime që, me vendimet pozitive të bëra në këto takime, do ta çojmë në një nivel tjetër situatën”.

Erdogan vuri në dukje se megjithëse situata në Idlib ishte stabilizuar së fundmi, ajo ishte akoma larg pritshmërive dhe prandaj Turqia do të përforconte trupat e saj atje.

“Situata në terren është e komplikuar”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, duke pranuar se Moska dhe Ankaraja kanë disa dallime në mënyrën sesi kërkojnë ta zgjidhin çështjen e Idlibit. 

Mosmarrëveshjet mes kombeve u theksuan në samitin e Teheranit. Turqia kishte bërë thirrje për një armëpushim në Provincën Idlib, duke paralajmëruar për një numër të madh civilësh vdekjeprurëse dhe një fluks masiv të refugjatëve në Turqi në rast të ofensivës së qeverisë në shkallë të gjerë.

Nga ana e tij, presidenti rus theksoi në Teheran se Provinca Idlib mbizotërohet kryesisht nga grupe terroriste, si Hayat Tahrir al-Sham (HTS), një ish-degë e Al Kaidës, e cila përbën një kërcënim për të gjithë rajonin.

Putin në 7 shtator vuri në dukje se militantët në Idlib kishin nisur sulme të shumta kundër trupave ruse dhe siriane, si dhe civilëve. Ndërsa insistojnë që xhihadistët duhet të ndahen nga “opozita e moderuar” në rajon, Turqia u zotua të bashkëpunojë me të gjitha kombet në luftën kundër terrorizmit.

“Ne luftojmë kundër të gjitha grupeve terroriste. Në mënyrë të ngjashme, ne luftojmë kundër terrorizmit në Idlib”, tha Erdogan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Albert Çaçi

Beteja për Idlib-in